Sport

Bayern Munich insiston për Dybalan

Foto: Reuters

E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi, mbetet në dyshim.

Sipas mediave italiane, argjentinasi, pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga “Zonja e Vjetër”.

Së fundi, interesim për sulmuesin e krahut ka shprehur Bayern Munichu, transmeton KTV.

“Bavarezët” e shohin argjentinasin si zëvendësues ideal Arjen Robbenit, që do të largohet nga Bayerni, në fund të sezonit.

25-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.