Sport

“Edon Zhegrova të prekë me këmbë në tokë”

Sipas analistit të futbollit Erdin Hashani, talenti i Kosovës Edon Zhegrova, duhet të prekë me këmbë në tokë e të mos e kapë euforia.

Në Sportin Total në KTV, ai ka thënë se futbolli s’është vetëm për dy paraqitje.

“Ai duhet të prekë me këmbë në tokë. Jo që s’ka cilësi, por të paktën të mos e kapë euforia. Të rinjtë po mendojnë se me një ndeshje apo dy po bëhen të mëdhenj. Futbolli është çka je sot, jo çka ke bërë dje. Duhet të kemi kujdes me Zhegrovën. Ka shpërthyer shumë i ri, dhe duhet të kemi kujdes”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Valmir Bytyqi, ish futbollist, ka thënë se Zhegrova, si talent i ri, në disa raste për shkak të mungesës së përvojës “cilësitë e mira individuale nuk po i kthen në të mirë të ekipit”.

“Për këtë arsye ai nuk po luan as te Baseli, por besoj shumë shpejt, sikur Rashica, do të gjejë vendin e tij dhe do të luajë”, ka thënë Bytyqi.