Sport

Flet De Biasi për shkarkimin e Panuccit

Descriptive Text

Pas një seri rezultatesh negative, Cristian Panucci u shkarkua si trajner i Kombëtares Shqiptare.

Ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, i cili arriti ta çonte Shqipërinë në Europian, ka folur për shkarkimin e Pannucit.

De Biasi në një intervistë të dhënë për TuttomercatoWeb është ndalur pak tek shkarkimi i Panuccit.

“Më vjen keq që Panucci përfundoi këtë aventurë tek Shqipëria, më shumë nuk di të them. Më vjen keq sepse unë vijoj të jem një tifoz i Shqipërisë”, ka thënë De Biasi.

“E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi ose Kombëtareje”, është shprehur ai.