Sport

Sarri drejt largimit, Chelsea synon rikthimin e legjendës së klubit

Frank Lampardi dhe Nuno Santo, janë kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Chelseat, në fund të sezonit.

Sipas mediave angleze, Maurizio Sarri, pritet të largohet nga “Blutë e Londrës” gjatë verës, pas rezultateve të dobëta në Premierligë, transmeton KTV.

Lampardi aktualisht është trajneri i Derby County, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat, si futbollist.

Përveç Lampardit, drejtuesit e klubit anglez, po e shohin si mundësi edhe trajnerin Santo, që aktualisht drejton skuadrën e Wolverhamptonit.