Sport

“Kuqezinjtë” me shumë probleme në ndeshjen e parë

Kombëtarja e Shqipërisë, sonte do të nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 ku do të takohet me Turqinë.

“Kuqezinjtë” me shumë probleme me Tomas Strakoshën e suspenduar dhe Ermir Lenjanin, që nuk ka pranuar t’i bashkohet skuadrës, do të ballafaqohet në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë, transmeton KTV.

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, me gjithë këto probleme dhe presionin e rezultateve, është shprehur optimist para këtij takimi tejet të rëndësishëm.

“Kuqezinjtë”, nën udhëheqjen e Panuccit, kishin arritur ta mposhtin Turqinë miqësoren e zhvilluara dy vite më parë 3:2.

Ndeshja Shqipëri – Turqi nis nga ora 20:45.