Sport

Ramos synon të bëhet president i Realit

Sergio Ramos është bërë figurë emblematike e Real Madridit që kur u transferua nga Sevilla, dhe nuk e mohon faktin se një ditë mund të kandidojë edhe për poste të rëndësishme në klub.

Qendërmbrojtësi është i hapur që në të ardhmen të bëhet president i Real Madridit, por për momentin është i fokusuar në karrierën e tij si lojtar.

Me madrilenët, Ramos ka triumfuar tri herë në La Liga dhe ka dy herë të fituar Ligën e Kampionëvem, transmeton KTV.

“Nuk i dihet kurrë, por për momentin nuk e shoh veten si president të klubit. Ka shumë gjëra që duhet të bëhen, por qëndron si opsion. Kanë mbetur edhe pak sezone, por do të dëshiroja të pensionohem këtu, në Madrid. Do të shohim”, ka deklaruar Ramos.

Mbrojtësi rikthehet në fushë të shtunën, pasi ishte i dënuar me një ndeshje për kartonin e kuq të marrë ndaj Barcelonës, dhe nuk ishte i pranishëm në fushë në fitoren 6:2 përballë Deportivo La Corunas.