Sport

Mediat spanjolle: De Gea në Real Madrid, punë e kryer

Poriteri i Manchester Unitedit, David De Gea, e ka marrëveshjen e plotë për një kalim te Real Madridi gjatë kësaj vere, raportojnë mediet në Spanjë.

E përditshmja spanjolle Marca gjatë të premtes ka raportuar se portieri i ka kërkuar klubit momental, Manchester Unitedit, që ta lënë të lirë për të kaluar në Bernabeu në fund të edicionit, transmeton KTV.

Transferimi i 26-vjeçarit te madrilenët dështoi në vitin 2015-të krejt në fund, për shkak të problemeve teknike. Poashtu, Marca ka shkruar se transferimi i De Geas mund të shkojë deri në 75 milionë euro, ndërsa Djajtë e Kuq pritet ta zëvendësojnë atë me Joe Hartin, nga rivali Manchester City, që momentalisht është i huazuar te Torino.