Sport

Milani, me çdo kusht e dëshiron Fabregasin

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, është i pari në listën e Milanit për këtë verë.

Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, Milani do të jap gjithçka për ta transferuar Fabregasin, pasi Rossonerët e konsiderojnë këtë lojtar si ndihmesë tejet të madhe në transformim dhe revolucion në ekip, transmeton KTV.

Nëse një marrëveshje me Fabregasin nuk arrihet, atëherë synim i Kuqezinjve do të jetë Lorenzo Pellegrini i Sassuolos.