Sport

Celina i zhgënjyer që goli i tij nuk i solli fitoren Kosovës

Descriptive Text

Ylli i Kosovës, Bersant Celina, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e kombëtares kosovare ndaj Danimarkës në miqësoren 2 me 2, por ka shprehur zhgënjimin që lëshuan fitoren nga duart në fund të ndeshjes.

Celina, që realizoi golin e dytë për Kosovën, ka thënë se për të më shumë vlerë do të kishte goli sikur të arrihej fitorja.

“Mendoj se ia kemi dalë. U bëmë presion e luajtëm si kërkoi trajneri. Në fund ishte pak zhgënjyes, por ata shfrytëzuan rastet që patën. Do të kishte më shumë vlerë të fitonim, por jam i lumtur kurdoherë që shënoj për shtetin tim”, ka thënë ai.

Celina ka shtuar se është gati edhe për ndeshjen me Bullgarinë në ndeshjen e parë eliminatore për Euro 2020, por ka vlerësuar se kjo varet nga përzgjedhësi.