Sport

Shqiponja dhe Prishtina në hendboll sigurojnë finalen e Kupës

Descriptive Text

Klubet hendbollit në konkurrencën e femrave, Shqiponja dhe Prishtina, e kanë siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Të premten u zhvilluan gjysmëfinalet e Kupës, ku Shqiponja kaloi në finale pasi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 30:21, raporton KTV.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar dhe përfundoi me shifrat 12:11 për vashat nga Vushtrria, por 30-të minutëshi i dytë i takoi vashave gjakovare që luajtën shumë mirë në mbrojtje, derisa në sulm ishin të pandalshme për t’iu gëzuar në fund fitores që i dërgon në finale.

Nga ana tjetër, Prishtina me mund të madh triumfoi përballë Istogut me një gol më shumë të realizuar, 33:32. Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.