Sport

Zyrtare: UEFA vendos për Ronaldon

Descriptive Text

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e pahijshëm pas fitores ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Vendimi i UEFA-s është i njëjtë me atë ndaj trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, për gjestin e njëjtë.

Ronaldo tani është në dispozicion të Juves për çerekfinalet ndaj Ajaxit pasi hat-tricku i tij ia mundësoi Juventusit të përmbyllë disavantazhin prej 2 me 0 ndaj Atleticos nga ndeshja e parë e 1/8 së finales.

Më 10 prill në Amsterdam zhvillohet çerekfinalja e parë.