Sport

Juventusi shmang turneun në SHBA, i frikësohet arrestimit të Ronaldos

Descriptive Text

Kampioni i Italisë nuk do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për turneun veror, raporton New York Times.

Gazeta amerikane shkruan se klubi bardhezi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e turneut të zakonshëm “International Champions Cup” në Amerikë, por të luajë sfidat që do të zhvillohen në Azi, pikërisht në Kinë dhe Japoni.

vendim ky i “Zonjës së Vjetër” që me shumë mundësi lidhet me problemet gjyqësore e Cristiano Ronaldos për një përdhunim të pretenduar ndaj Kathryn Mayorga.

Për momentin, nuk ka ndonjë zyrtarizim sepse Juventusi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në International Champions Cup 2019, por pa dhënë detaje se ku do t’i zhvillojë ndeshjet.

Më 27 mars do të publikohet kalendari zyrtar i ndeshjeve, që do t’i japë fund kësaj dileme, transmeton kp.

Juventusi i ka bërë kërkesë Relevent Sports, kompanisë që ka marrë përsipër organizimin e turneut, se dëshiron të luajë vetëm në ndeshjet aziatike, pasi i frikësohet një arrestimi të mundshëm të Ronaldos nga autoritetet amerikane.