Sport

Miqësia inspiruese e Granit Xhakës dhe djalit me sindromë down

Në Ditën Botërore të Sindromit Down klubi i Arsenalit ka publikuar një video për miqësinë e veçantë të Granit Xhakës me djalin e prekur nga ky sindromë i cili quhet Julian.

“Granit Xhaka dhe Julian kanë pasur një lidhje të veçantë me vite të tëra”, shkruan Arsenali në kanalin zyrtar në Youtube.

Dhe për ta shënuar Ditën Botërore të Sindromit Down klubi londinez e ka shfaqur një video për të treguar miqësinë inspiruese ndërmjet Xhakës e Julianit.

Xhaka e kishte ftuar mikun e tij për një udhëtim special në qendrën stërvitore dhe më pas kishte pasur rastin të luante në stadiumin Emirates pas fitores së Arsenalit ndaj Southamptonit.

Për miqësinë inspiruese të Xhakës e Julianit mund të mësoni nga videon më poshtë.