Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Danimarkës

Descriptive Text

Kosova sonte do të përballet me Danimarkën në një ndeshje miqësore në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pritet të luajë me një formacion mjaft ofansiv, me sulmin e udhëhequr nga Vedat Muriqi, derisa ka disa probleme në mesfushë shkaku i lëndimeve, transmeton Koha.net.

Megjithatë, në vend të Kolollit pritet të luajë Paqarada. Kololli nuk ka stërvitur me grupin asnjë ditë. Në vend të Valon Berishës do të paraqitet Celina, kurse Halimi do të zëvendësojë Hekuran Kryeziun.

Në momentet e fundit mund të ketë ndonjë ndryshim, por sipas burimeve të Koha.net, kjo do të jetë përbërja startuese: Muriq; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Shala, Halimi, Celina; Rashica, Zeneli, Muriqi.