Sport

Belgjika me mungesa, por mbetet favorite ndaj Rusisë

Gjenerata e artë e Belgjikës do të shikojë që sërish të dëshmohet, pasi ka përfunduar në vend të tretë në Botërorin e vitit të kaluar. Belgjika nis ciklin eliminator për Evropianin 2020 të enjten, ku e pret Rusinë në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit I.

Belgjika vlerësohet favorite për të fituar këtë përballje, ndonëse Rusia pati po ashtu një paraqitje të mirë në Botërorin që e organizoi vetë, duke arritur në çerekfinale, transmeton Koha Ditore.

Belgjika dhe Rusia barazuan 3:3 në miqësoren e luajtur në Sochi në vitin 2017.

Ndeshjen e fundit garuese e luajtën në Botërorin 2014 në Rusi, ku me një gol të vonshëm të shënuar nga Divock Origi, Belgjika triumfoi dhe siguroi kualifikimin në 1/8 e finales....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)