Sport

Kreu i olimpistëve japonezë mbron “Tokio 2020” me dorëheqjen e tij

Foto: Reuters

Kreu i Komitetit Olimpik të Japonisë (JOC) ka vendosur të japë dorëheqjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), pas akuzave për korrupsion në lidhje me marrjen e organizimit të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2020 nga Tokio, shkruan BBC.

Tsunekazu Takeda është duke u hetuar nga prokurorët francezë lidhur me një akuzë se janë paguar dy milionë euro ryshfet për të siguruar që Tokio të fitojë të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2020, përcjell Koha Ditore.

Tokio mori organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2013, duke mposhtur Madridin dhe Stambollin.

"Nuk besoj se kam bërë ndonjë gjë ilegale", ka thënë Takeda, ndërsa ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të rikandidojë. "Më dhemb krijimi i një buje të tillë, por besoj se është përgjegjësi imja të qëndroj deri në fund të mandatit".

Mandati i tij përfundon në qershor.

Qeveria e Japonisë gjithmonë ka insistuar se kandidatura e Tokios ishte e pastër....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)