Sport

Liverpooli pas Dybalas

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Sajti italian "Tuttomercato" të mërkurën ka njoftuar se gjasat janë të mëdha që Liverpooli të siguroj shërbimet e Dybalas, pasi argjentinasi pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Te Liverpooli, janë të gatshëm t'i ofrojnë Dybalas pagë vjetore prej nëntë milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Dybala 25-vjeçar, këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 35 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2022.