Sport

Abramovich i gatshëm ta shesë Chelsean për 2.5 miliardë funte

Miliarderi rus, Roman Abramovich është gatshëm për të shitur aksionet e tij te Chelsea.

Te Chelsea mund të vijnë ndryshime të mëdha. Jo vetëm trajneri Maurizio Sarri i cili është në rrezik të madh për t’u shkarkuar, por edhe pronari i klubit, Roman Abramovich mund të largohet, gjithnjë nëse gjen një investitor që dëshiron ta blejë klubin.

Abramovich është pronar i Chelseat që nga viti 2003 kur i kishte blerë Blutë për 145 milionë funte.

Por sipas medieve angleze ai ka vendosur të largohet nga klubi dhe kërkon 2.5 miliardë funte për ta shitur atë, transmeton kp.

Një blerës potencial është njeriu më i pasur në Britani, Jim Ratcliffe, emri i të cilit shpesh është lakuar me Chelsean.

Në periudhën e Abramovich, Chelsea ka pasur sukseset më të mëdha në histori ku ka fituar pesë herë Premier Ligën, një herë Ligën e Kampionëve dhe një herë tjetër Ligën e Evropës.