Sport

Volejboll, luhen gjysmëfinalet e Kupës

Skënderaj e pret Dritën e Gjilanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në volejboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të mërkurën nga ora 20:00 në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.

KV Skënderaj e organizon ndeshjen në Mitrovicë në mungesë të palestrës në qytetin e Skënderajt.

Edhe gjysmëfinalja tjetër e Kupës te volejbollistet zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00. Në Ferizaj takohen Kastrioti e M Technologie, transmeton Koha Ditore.

Te meshkujt, gjysmëfinalja e parë vë përballë skuadrat Prishtina Volley e Peja. Ky takim luhet nga ora 15:30 në palestrën 1 Tetori në Prishtinë.

Të enjten nga ora 20:00 në Ferizaj takohen Luboteni e Theranda.