Sport

Milani tërhiqet nga gara për Richarlisonin

Foto: Reuters

Skuadra e Milanit është tërhequr nga gara për shërbimet e sulmuesit brazilian Richarlison për shkak të kërkesës së lartë të Evertonit për lirimin e tij.

Mediumet italiane kanë bërë të ditur se Evertoni po kërkon 70 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë në fund të këtij edicioni.

Lojtari tek Evertoni është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga Watfordi për 40 milionë euro dhe po tregon paraqitje të mira.

21-vjeçari, që ka 13 paraqitje me Brazilin, ka shënuar 12 gola në 29 ndeshje në Premier League. Richarlison ka kontratë me Evertonin deri në verën e vitit 2023.