Sport

Rashica vazhdon formën e lartë, realizon edhe ndaj Leverkusenit

Milot Rashica ka shënuar edhe sot ndaj Bayern Leverkusenit. Një kundërsulm vrasës i skuadrës mike dhe një pasim perfekt i Kruses e nxori të vetëm përballë portierit sulmuesin e Kosovës, i cili me gjakftohtësi të madhe e dërgoi në rrjetë.

Rashica numëron 18 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, 11 prej të cilave si titullar dhe ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë një asist. Ndërsa për vitin 2019 ka shënuar plot 5 gola, aq sa Robert Lewandowski i Bayern Munich.