Sport

Bottas fiton garën e parë të stinorit në F1

Foto: Reuters

Piloti finlandez i Mercedesit, Valtteri Bottas ka fituar garën e parë të stinorit në Formula 1 të mbajtur të dielën në Australi.

Bottas triumfoi para kolegut të skuderisë dhe kampionit në fuqi, britanikut Lewis Hamilton. Pozita e tretë i takoi Max Verstappenit të Red Bullit, transmeton “Koha Ditore”.

Dyshja e Ferrarit, Sebastian Vettel e Charles Leclerc përfunduan në pozitat katër dhe pesë, dukshëm prapa fituesit.