Sport

Spali mposht Romën

Roma ka pësuar një humbje befasuese në udhëtim te Spali.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Fares kaloi Spalin në epërsi kur po luhej minuta e 22 pas asistimit nga Cionek.

Në pjesën e dytë Roma arriti të barazojë shifrat përmes Perottit, që shënoi nga penaltia në minutën e 54.

Por, po nga penaltia, vendasit arritën të rikthejnë epërsinë. Ishte Petagna ai që shënoi golin e fitores te Spali në minutën e 60.

Në vendin e pestë Roma mbetet në kuotën e 47 pikëve, derisa Spali në vendin e 15 tani ka 26 pikë.