Sport

Zidane e nis me fitore aventurën e dytë te Reali

Descriptive Text

Real Madridi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kthimit të Zinedine Zidane si trajner i klubit.

Los Blancos shënuan fitore prej 2 me 0 në shtëpi ndaj Celta Vigos, transmeton Koha.net.

Isco e Bale shënuan golat e fitores në këtë takim, nga asistimet e Benzemës, përkatësisht Marcelos.

Në vendin e tretë Reali tani ka 54 pikë, derisa Celta Vigo në vendin e 18 ka 25 pikë.