Sport

Fenerbahçe insiston për Muriqin

Descriptive Text

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në fund të këtij edicioni pritet të largohet nga skuadra e Rizesporit për të vazhduar karrierën te Fenerbahçe.

Gazeta e njohur turke "Hurriyet" të enjten ka njoftuar se drejtuesit e Fenerbahçes kanë nisur negociatat me Rizesporin, pasi duan me çdo kusht të transferojnë në radhët e veta Muriqin, i cili po shkëlqen këtë edicion, përcjell Koha Ditore.

"Vedat Muriqi pritet të jetë përforcimi i parë i Fenerbahçes për edicionin e ardhshëm. Paraqitjet e tij të mira te Rizespori kanë bërë që drejtuesit e Fenerbahçes të kërkojnë me ngulm transferimin e tij në fund të edicionit", përcjell "Hurriyet".

Mësohet se Fenerbahçe është e gatshme të paguajë rreth 1.5 milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e tij, pasi Muriqi ka kontratë me Rizesporin deri në verën e vitit 2020.

Sulmuesi 24-vjeçar, këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 25 paraqitje në kampionatin turk. Ai është pjesë e Rizesporit prej janarit të vitit 2018, kur u transferua nga Gençlerbirligi.

Muriqi prej edicionit 2014/15 bën karrierë në futbollin turk, pasi ka luajtur edhe te skuadra e Giresunsporit.