Sport

Lovreni vazhdon kontratën me Liverpoolin

Dejan Lovren ka vazhduar kontratën me Liverpoolin edhe për katër vjet.

Mbrojtësi kroat me kontratën e re do të përfitojë 100 mijë funte në javë dhe bëhet lojtari i katërt pas Philippe Coutinhos, Joe Gomezit dhe Adam Lallanas që vazhdon kontratën me klubin.

27-vjeçari tejkaloi një fazë të lëndimeve që përjetoi gjatë këtij sezoni.