Sport

Scholes jep dorëheqje nga Oldhami

Foto: Reuters

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të skuadrës së Kategorisë së Katërt të Anglisë, Oldham Athletic pas vetëm 31 ditëve në detyrë.

Scholes 44-vjeçar e ka bërë vet publik largimin nga Oldhami.

Oldhami me Scholesin fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet dhe zë vendin e 14-të në Kategorinë e Katërt të Anglisë.

“Për fat të keq u bë e qartë se nuk do të jem në gjendje të operoj siç kam planifikuar dhe siç më ishte thënë para se të merrja rolin. Kam shpresuar që së paku të qëndrojë deri në fund të kontratës sime, që ishte e vlefshme për 18 muaj, me klubin që e kam përkrahur gjithë jetën. Tifozët, lojtarët, shoqëria dhe familja e dinin se sa me krenari dhe emocione kam pranuar këtë rol. I uroj tifozëve, lojtarëve dhe stafit, që ishin të jashtëzakonshëm, gjitha të mirat deri në fund të stinorit dhe do të vazhdoj të shikoj dhe përkrahi klubin si tifoz”, ka thënë Scholes 44-vjeçar.