Sport

Tottenhami i cakton çmimin Alderweireldit

Descriptive Text

Skuadra e Tottenhamit në fund të këtij edicioni do ta nxjerrë në shitje qendërmbrojtësin Toby Alderweireld kanë njoftuar mediumet angleze të enjten.

Mësohet se për kartonin e belgut 30-vjeçari, Tottenhami do të kërkoj 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Alderweireld para fillimit të këtij edicioni kishte shprehur dëshirën të largohet nga Tottenhami, ekip më të cilin ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

Ai këtë edicion ka 38 paraqitje në të gjitha garat kurse karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi, Southamptoni e Ajaxi.

Interesim për shëbrimet e reprezentuesit belg kanë treguar Manchester Unitedi, Juventusi e Barcelona.