Sport

Beckenbauer e do Kloppin te Bayerni

Foto: Reuters

Ish-presidenti i Bayern Muenchenit, Franz Beckenbauer shpreson që të shoh Juergen Kloppin në postin e trajnerit të skuadrës bavareze në një të ardhme të afërt.

"Juergen Klopp te Bayerni, do të ishte gjë e madhe", ka thënë ai në një intervistë për televizionin "Sky", transmeton Koha Ditore.

Klopp të mërkurën mbrëma me Liverpoolin ka triumfuar 3:1 në udhëtim ndaj Bayern Muenchenit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, duke siguruar biletën për në çerekfinale.