Sport

Vjet skuadra e dytë më e mirë, sivjet e dyta më e dobëta

Descriptive Text

Edicionin e shkuar luajti në finale dhe përfundoi si ekipi i dytë më i mirë i Ligës Ballkanike, kurse këtë edicion përfundoi i dyti nga fundi.

Ky është stinori i kampionit të Kosovës në basketboll, Bashkimi, në garën rajonale, së cilës i dha fund me ndeshjen e së martës në Prizren. Dhe ndeshja e fundit nuk ishte shumë më ndryshe se ndeshjet e tjera të këtij stinori. U mposht në "Sezai Surroi" nga Blokotehna (92:77) e Maqedonisë, në ndeshjen e fundit të pjesës së rregullt.

Ekipi prizrenas e mbylli stinorin në BIBL me dhjetë humbje e dy fitore, duke lënë pas vetes vetëm ekipin debutues nga Kazakistani, Barsy Atyrau (1-11).

Për Bashkimin ky ishte edicioni i katërt rresht në BIBL dhe më i dobëti. Më i dobëti është edhe në kampionatin e Kosovës në vitet e fundit. Skuadra nuk është as në "top 4", ndërkohë është kampione në fuqi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)