Sport

Januzaj krenar, luajti në dy botërorë dhe në tri ligat më të forta

Adnan Januzaj ka shprehur dëshirën që të vazhdojë kontratën me Real Sociedadin edhe pse nuk ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga ekipi i La Ligas në fund të këtij edicioni.

Ai ka thënë se do ta marrë parasysh çdo ofertë, pavarësisht se është i lumtur te Sociedadi, përcjell Koha Ditore shkrimin e Mundo Deportivos.

Sipas tij, kalimi në një klub më të madh në moshën 24-vjeçare do t'i mundësonte që të zhvillohej më shumë si futbollist dhe për këtë arsye nuk mund të garantojë se do të jetë pjesë e Sociedadit edhe edicionin e ardhshëm - 2019/20.

Januzaj ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2022 dhe një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh.

Në rast se ndonjë klub paguan këtë klauzolë, atëherë Sociedadit do t'i takojnë vetëm 42 milionë, pasi të tjerat do të shkojnë për Manchester Unitedin, ekip prej të cilit u largua në verën e vitit 2017...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)