Sport

Përzgjedhësi Bernad Challandes, mund të pensionohet pas Kosovës

Bernard Challandes ka kërkuar edhe një herë nga futbollistët e kombëtares së Kosovës të funksionojë si familje.

Challandes në një intervistë të gjatë dhënë portalit zviceran “Cooperazione”, ka theksuar se suksesi arrihet vetëm nëse futbollistët ndihmojnë njëri-tjetrin, transmeton KTV.

“Në Kosovë familja është institucion. Nëse dikush në familje bën diçka të bukur, shfaqet një krenari. Ky mentalitet ka zënë rrënjë te lojtarët. Ekipi ynë duhet të jetë si një familje e vërtetë, ku të gjithë ndihmojnë”.

I pyetur nëse Kosova do të jetë edhe eksperienca e fundit si trajner, Challandes nuk e ka përjashtuar si mundësi.

“Ndoshta. Kur do të pensionohem, do të kem më shumë kohë për nipërit dhe mbesat të cilët luajnë futboll ose tenis. Unë mendoj se jam me fat, sepse kam pasur gjithçka në jetë. Dhe, për mua një familje vlen më shumë se një mijë fitore në fushë”.

Por, Challandes synon të arrijë sa më shumë fitore me Kosovën gjatë ciklit të ri kualifikues për kampionatin evropian “Euro 2020”. Ndeshjen e parë kualifikuese Kosova e luan më 25 mars kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Në të gjithë Kosovën ekziston një eufori e jashtëzakonshme”.

Kosova do ta ketë edhe mundësinë e dytë për të shpresuar kualifikimin në “Euro 2020” nëpërmjet Ligës së Kombeve. Në gjysmëfinale që do të luhet pas përfundimit të kualifikimeve të rregullta, Kosova do të luajë në mars kundër Maqedonisë.