Sport

Sanchez do të largohet nga Unitedi

Descriptive Text

Sulmuesi Alexis Sanchez pritet të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Manchester Unitedit, njoftojnë të martën mediumet angleze.

Sulmuesi kilian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili pritet së shpejti të firmosë kontratë afatgjate me ekipin anglez.

Solskjaer nuk është i kënaqur aspak me Sanhezin, i cili këtë edicion është përballur me lëndime të shumta.

Ai ka kërkuar shitjen apo huazimin e Sanchezit në një ekip tjetër.

Sanchez 30-vjeçar, këtë edicion ka shënuar dy gola në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Sanchez te Manchesteri u transferua në janar të vitit të shkuar nga Arsenalit dhe me "djajtë e kuq" ka kontratë deri në vitin 2022. Ai karrierë ne Evropë ka bërë edhe te Barcelona e Udinese.