Sport

Fituesit dhe humbësit te Reali me rikthimin e Zidanet

Foto: Reuters

Rikthimi sensacional i Zinedine Zidanet në bankinën e Real Madridit ka gëzuar shumë lojtarë te klubi mbretëror, por edhe mund të ketë rritur dyshimet për të ardhmen e disa të tjerëve.

Sipas një analize nga mediumi “Goal”, disa lojtarë kyç të Realit do të ndikohen shumë nga rikthimi i francezit. Për disa do të thotë rikthim në ekipin e parë, e për disa mund të çojë në largim nga kryeqyteti spanjoll.

Fituesit:

Sergio Ramos, Marcelo, Marco Asensio, Karim Benzema dhe Luca Zidane mund të jenë përfituesit më të mëdhenj nga rikthimi i trajnerit që fitoi me Realin tre vjet rresht Ligën e Kampionëve. Po ashtu, edhe Isco mund të rikthehet në formë, pasi nuk ishte i preferuar i Santiago Solarit të shkarkuar sot. Marcelo nuk ishte pjesë e planeve të Solarit po ashtu, ndërsa Asensio e Benzema u paraqitën për ekipin e argjentinasit, por mund të marrin vëmendje më të madhe me Zidanen.

Humbësit:

Gareth Bale,Dani Ceballos e Marcos Llorente mund të mos e kenë përjetuar mirë rikthimin e Zidanet. Bale ka pasur lëvizje në formën e tij te Reali nën urdhrat e Zidanet, ndërsa u prit të zëvendësonte Cristiano Ronaldon e larguar. Edhe këtu uellsiani dështoi, ndërsa kthimi i Zidanet do të jetë, sipas “Goalit” një test i fundit për lojtarin.