Sport

Milani interesohet për Kamaran

Descriptive Text

Milani është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Marseilles, Boubacar Kamara, raportoi “Calciomercato” të hënën.

Mirëpo, për të transferuar Kamaran krerët e Milanit kanë dy kushte. E para është statusi i Mattia Caldaras, të cilin trajneri Gennaro Gattuso dëshiron ta testojë në skuadrën e parë dhe ta shohë nëse përshtatet. E dyta është nëse Cristian Zapata do të vazhdojë kontratën me skuadrën. Nëse nuk e vazhdon kontratën, atëherë Kamara do të bëhet prioritet në afatin e verës.

Kamara 19-vjeçar ka kontratë me Marseillen deri në verën e vitit 2020.

Këtë stinor ka luajtur në 28 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai është pjesë e të rinjve të Francës.