Sport

Interi i futet garës për Chiesan

Descriptive Text

Pas Juventusit, Milanit e Napolit, edhe skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Federico Chiesa kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.

Chiesa 21-vjeçar, është pjesë e Fiorentinës dhe po vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në Serie A në rolin e tij, transmeton koha.net.

Ai këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tetë asistime në 30 paraqitje në të gjitha ndeshjet. Chiesa është produkt i akademisë së Fiorentinës kurse prej edicionit 2016/17 është pjesë e ekipit të parë.

Ai vitin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Italisë kurse me Fiorentinën ka kontratë deri në verën e vitit 2022.