Sport

Ultrasit e PSG-së: Klubi meriton më shumë se mercenarë

Descriptive Text

Ultrasit e PSG-së janë shumë të zhgënjyer me futbollistët e klubit të tyre pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Manchester Unitedi arriti ta eliminojë PSG-në duke e mposhtur në Parkun e Princave me rezultat prej 1 me 3, megjithëse ndeshjen e parë e kishte humbur në Old Trafford me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.

Kjo ka zemëruar shumë tifozët e PSG-së që kanë kërkuar që lojtarët ta respektojnë klubin, fansat e fanellën, derisa kanë theksuar se klubi meriton më shumë se mercenarë.

“Ata lojtarë që supozohej se duhej të luanin me nderë dhe ta mbronin fanellën u kanë borxh fansave, klubit, punëdhënësit dhe gjithë atyre që luftojnë”, thuhet në letrën e ultrasve të PSG-së që e kanë postuar në rrjetet sociale.

“Nuk jemi fansa të fitoreve, por nuk do të lejojmë lojtarët pa krenari që ta lënë klubin tonë në baltë. PSG-ja meriton më shumë se mercenarë të cilëve u intereson paga e tyre sesa që ta mbrojnë fanellën. Jemi krenarë me ekipin tonë, por jo me lojtarët tanë”, thuhet në letrën e fansave të PSG-së.