Sport

Sterlingu shkëlqen në fitoren e Cityt ndaj Watfordit

Descriptive Text

Manchester City ka shënuar fitore në sfidën e sotme ndaj Watfordit me rezultat prej 3 me 1.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, derisa në të dytën ishte krejtësisht skenar tjetër.

City e nisi fuqishëm pjesën e dytë duke shënuar tre gola të shpejtë. Ishte Sterlingu ai që shënoi “hat-trick” duke realizuar në minutat 46, 50 dhe 59.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Deulofeu në minutën e 66.

City në krye të tabelës tani ka 74 pikë, 4 më shumë se Liverpooli që nesër luan ndaj Burnleyt. Kurse Watfordi në vendin e tetë ka 43 pikë.