Sport

Zaniolo shton krizën e të lënduarve te Roma

Foto: Reuters

Kriza me lëndime te Roma po shkon duke u thelluar.

Sky Sport Italia raporton se edhe mesfushori i talentuar Nicolo Zaniolo ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje, derisa tani është duke iu nënshtruar disa testeve, transmeton Koha.net.

Zaniolo, që ka qenë në një formë të jashtëzakonshme, mund ta humb sfidën e së hënës ndaj Empolit.

Ai do u bashkohej tashmë të lënduarve Kostas Manolas, Daniele De Rossi, Lorenzo Pellegrini, Cengiz Under dhe Javier Pastore, që të gjithë këta me probleme muskulore.

Derisa ndeshjen ndaj Empolit do ta humbin edhe Aleksandar Kolarov, Federico Fazio dhe Edin Xheko pasi janë të suspenduar.