Sport

Reali interesohet për Alaban

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për mbrojtësin e majtë të Bayern Muenchenit, David Alaba, ka raportuar të premten "Goal.com".

Bëhet e ditur se te Reali janë të gatshëm të paguajnë 55 milionë euro dëmshpërblim për të transferuar Alaban në fund të këtij edicioni. Ai te klubi spanjoll shihet si zëvendësim për brazilianin Marcelo për të cilin raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Alaba, 26-vjeçar, këtë edicion ka 32 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar katër herë. Ai prej vitit 2011 është pjesë e Bayernit, më të cilin ekip ka kontratë deri në verën e vitit 2021.