Sport

Hendbolli i kthehet Rahovecit

Descriptive Text

Hapja e palestrës në Rahovec pritet të rrit aktivitetet sportive në këtë qytet.

Në Rahovec kishte numër rekord të shikuesve në ndeshjet për Kupë të Kosovës në basketboll, ndërsa të premten Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se në këtë komunë do të riaktivizohen skuadrat e hendbollit Rahoveci te meshkujt dhe te femrat, transmeton Koha Ditore.

Të dy skuadrat e Rahovecit në gara do të përfshihen nga edicioni i ardhshëm, ndërsa ato ishin larguar nga garat vite më parë në mungesë të palestrës dhe vështirësive financiare.

Drejtues të FHK-së kanë mbajtur takim me njerëz të hendbollit në Rahovec që kanë premtuar se menjëherë do të nisin punën për riaktivizimin e skuadrave.

Hapja e palestrës pos në basketboll e hendboll pritet të ketë ndikimin e vet edhe në sporte tjera që luhen në palestër.