Sport

Guardiola e Aguero më të mirët e muajit në Premier Ligë

Manchester City ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në muajin shkurt në Premier Ligë, duke arritur edhe të marrë kreun e ligës.

Më meritorët për këto paraqitje të Cityt kanë qenë Kun Aguero e Pep Guardiola që janë shpallur më të mirët e muajit shkurt, transmeton Koha.net.

City ka shënuar katër fitore nga po aq ndeshje. Derisa Aguero ka shënuar shtatë gola në muajin shkurt.