Sport

Roma largon edhe drejtorin sportiv

Pas shkarkimit të trajnerit, Roma ka larguar edhe drejtorin sportiv Ramon Rodriguez Verdejo i njohur më tepër si Monchi, ka konfirmuar klubi italian.

“Roma dhe Monchi mund të konfirmojnë se kanë ndarë rrugët me një marrëveshje dypalëshe për ndërprerjen e më hershme të marrëdhënieve profesionale”, thuhet në njoftimin e Romës, transmeton Koha.net.

Rolin e drejtorit sportiv e ka marrë momentalisht Frederic Massara.

Këto largime te Roma vijnë pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Porto, derisa nuk është duke kaluar formë të mirë as në ligë, ku së fundmi humbi derbin lokal nga Lazio me rezultat prej 3-0.