Sport

Manxhukiq rinovon kontratën me Juventusin

Descriptive Text

Sulmuesi kroat Mario Manxhukiq zyrtarit ka arritur marrëveshje me skuadrën e Juventusit për rinovimin e kontratës, që do ta mbajë tek kampioni i Italisë deri në verën e vitit 2021.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja "Tuttosport" dhe pritet që gjatë këtij muaji të konfirmohet edhe nga Juventusi, transmeton Koha Ditore.

32-vjeçari, do të ketë pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh kurse pjesë e Juventusit është prej vitit 2015 kur u transferua nga Atletico Madridi.

Manxhukiq këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Ai karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni, Wolfsburgu, Dinamo Zagrebi, Zagrebi e Marsonia.