Sport

Van Dijk: Do japim gjithçka për ta fituar titullin

Descriptive Text

Virgil van Dijk iu ka premtuar tifozëve të Liverpoolit se do të japin gjithçka në mënyrë që të fitojnë një trofe këtë sezon.

Liverpool është në vendin e dytë në kampionat me një pikë më pak se Manchester City kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje për t’u luajtur, transmeton kp.

“Ne do të japim gjithçka që kemi. Ëndrra ime është që të fitoj trofe me Liverpool. Ne jemi në garë të ngushtë në Premier League dhe do të luftojmë deri në fund”, tha mbrojtësi holandez.

Van Dijk zgjodhi Liverpoolin përpara Manchester City duke u bërë edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.