Sport

Sot fillon shitja e biletave për ndeshjet e Kosovës ndaj Danimarkës e Bullgarisë, më e shtrenjta 80 euro

Foto: Koha

Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kombëtarja A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, bën të ditur FFK.

Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, derisa më 25 mars do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë.

Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app

Procesi i shitjes së biletave do të nisë në orën 15:00.

Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që kushton 80 euro, kurse të tjerat janë nga 5-20 euro.

Çmimet e biletave janë si në vijim:

Image
Image