Sport

De Rossi “pishman” që s’ka kaluar në Angli apo Spanjë

Daniele de Rossi thotë se është pishman që nuk ka kaluar në Premier Ligë apo Spanjë gjatë karrierës së tij futbollistike.

De Rossi, që në korrik mbush 34 vjet, deri tani ka përfaqësuar Romën që nga viti 2001 dhe ka pasur më shumë se 550 paraqitje.

“Kontrata ime herët apo vone do të përballet me klubin, por nuk jam duke menduar për këtë dhe kam vendosur të mos flas për të. Kam vendosur se dua të vazhdoj të luaj. Për këtë s’ka dyshim, 100 për qind. Kam mundur ta konsideroj pensionimin, nëse do të vazhdoja të lëndohesha si vitin e shkuar. E vetmja gjë për të cilin jam pishman është që nuk kam shijuar atmosferën e shteteve të tjera, si Anglia apo Spanja. Do të doja të shijoja jetën edhe diku tjetër”, ka thënë ai për Undici.

Kontrata aktuale e De Rossit me Romën skadon në fund të sezonit.