Sport

Milani interesohet për Chiesan

Milani është futur në garë për transferimin e sulmuesit italian të Fiorentinas, Federico Chiesa, siç raporton "Tuttosport".

Chiesa 21-vjeçar ka qenë në formë të lartë këtë stinor, ndërsa për shërbimet e tij po interesohen shumë skuadra të mëdha, transmeton Koha Ditore.

Milani do të ketë konkurrencë të madhe për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Italisë. Për Chiesan është duke u interesuar edhe Juventusi, Interi, Napoli e Roma.