Sport

Solskjaer: Unitedi besonte se mund të kualifikohej

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se klubi i tij ka besuar se mund të përmbyste humbjen e ndeshjes së parë me Paris Saint-Germainin për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” ishin mposhtur 0 me 2 në shtëpi, por fituan sonte 1 me 3 si mysafirë të PSG-së për të shkua tutje me përmbysje dramatike.

“E dinim gjithmonë se kjo ishte e mundshme. Ky është klubi, kjo është ajo që bëjmë ne. Ky është Manchester Unitedi. Dy të rinjtë Chong dhe Greenwood që hynë në lojë na dhanë më shumë energji kur na duhej goli”, ka thënë ai.

Ai ka lavdëruar Marcus Rashfordin që shënoi golin e fundit të ndeshjes në fund përmes penaltisë.