Sport

Unitedi kërkon Fernandesin

Manchester Unitedi është futur në garë për transferimin e sulmuesit anësor të Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes, raportoi "A Bola".

Fernandes 24-vjeçar është në stinorin e tij të dytë te skuadra portugeze dhe ka shënuar 23 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Interesim për Fernandesin janë duke treguar edhe Chelsea, Liverpooli e Milani. Mirëpo, Manchester Unitedi është duke insistuar më shumë për transferimin e Fernandesit dhe ka kontaktuar edhe me agjentin e futbollistit.

Sportingu kërkon dëmshpërblim të madh për Fernandesin, që në kontratën me të ka një klauzolë për lirim në vlerë 100 milionë euro.